E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezia kandidate për botërorin e vitit 2018

Indonezia ka shfaqur interesin për të organizuar kampionatin botëror të vitit 2018. Federata e këtij vendi depozitoi në FIFA kërkesën e saj pak ditë përpara përfundimit të afatit për pranimin e tyre (2 shkurt 2009).

Indonezia është një nga shtet me popullsinë më të madhe në botë, me 234 milion banorë. Përfaqësuesja e këtij vendi është e 144-ta në renditjen e FIFA-s, por futbolli atje është një sport mjaft popullor.

Shtetet e tjera kandidate për të organizuar kampionatin e vitit 2018 janë: Anglia, Japonia, Katari, Meksika, Australia, Rusia, Belgjika-Hollanda dhe Spanjë-Portugali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›