E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apollonia-Dinamo do të luhet pa tifozë

Fier (Start)- Dinamo kampione do të luajë ndeshjen e saj të radhës në Fier me Apolloninë. Bluve do t’u mungojë mesfushori, Nertil Ferraj. Ata e kanë kalur mbrëmjen e djeshme në Fier, dhe do të zhvillojnë një seancë përpara ndeshjes së sotme.

Takimi pritet të jetë interesant, duke qenë se skuadrat luajnë të dyja me pasime të shpejta dhe grintë sportive. Për fierakët mungesa më e madhe, dhe e pazëvëndësueshme, është ajo e tifozerisë në këtë takim. Fusha e Fierit është dënuar pas ngjarjeve të pahijshme që ndodhen në ndeshjen me Flamurtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›