E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi kërkon rikthimin tek fitorja pas dy barazimeve

Milano (Start)- Zikaltërit e Murinjos do të luajnë sot përballë Rexhinës me qëllimin e vetem, marrjen e tre pikëshit. Dy barazimet e fundit në Serinë A, e kanë zbritur Interin në vendin e katërt.

Tifozët zikaltër janë të shqetësuar me gjendjen e ekipit, dhe kanë vënë në diskutim premtimet e Hoze Murinjos. Nga moment i marrjes së pankinës nga tekniku portugez kanë kaluar 100 ditë, dhe premtimet e tij për të parë kampionët me lojë spektakolare, nuk janë përmbushur ende. Lojtari i kërkuar me ngulm nga Murinjo, Kuarezma, nuk ka arritur të shfaqë dot vlerat e tij më të mira tek zikaltërit deri tani.

Loja e tij është e përqendruar tek gjigandi, Zllatan Ibrahimoviç, i cili në 13 ndeshjet e fundit është zëvëndësuar vetëm 2 herë. Gjithsesi, kampionët kanë për të treguar shumë nga repertori i tyre në ndeshjet e ardhshme. Ndeshja e sotme me Rexhinën pritet të rikthejë në fushë Interin e shumëpritur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›