“Apologji për udhën e Kombit”, debatet në librin e Rexhep Shahut

Shtëpia e tij është fare pranë dhe rruga e Kombit është tashmë streha e tij. Shkrimtari dhe analisti i njohur Rexhep Shahu këtë udhë që i tejkalon përmasat e një autostrade e përjeton dyfish, dhe këtë perjetim nuk mund të rrinte pa e hedhur në rreshtat e një libri me titullin domëthënës “Apologji për Udhën e Kombit”.
Një pasqyrë e plotë e të gjithë debateve dhe deklaratave për aksin që bashkoi në një kombin shqiptar. Një udhëtim përtej kilometrave sjellë në mënyrë origjinale nga autori, i cili e bën shpesh fizikisht dhe shpirtërisht këtë rrugë.
Botimi “Apologji për Udhën e Kombit” është i ndarë në 3 pjesë , Apologjia ime, Apologjia e politikës dhe Apologjia e miqve duke sjellë artikuj, argumente dhe vlerësime nga zërat më të njohur në lidhje me polemikat e krijuara për udhën e Kombit.