E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pranga pedagogut të matematikës për ryshfet

Një pedagog në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit ka përfunduar në pranga nën akuzën e mitmarrjes.

Pedagogu i matematikës, Pëllumb Kllogjeri, 61 vjeç është arrestuar nga policia e Elbasanit në flagrancë në zyrën e tij si dhe ju sekuestrua shuma prej 70 mijë lekësh të reja e ndarë në 7 zarfe, si dhe një tjetër zarf me shumën 100 euro.

Pedagogu ra në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Zarfi”, ndërsa priten edhe të tjera arrestime për të njëjtat akuza në Universitetin e Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›