Merr fund “ankthi i Himarës”, zgjohet nga koma Florije Peci
Merr fund ankthi për gjendjen shëndetësore të të mbijetuarve të tragjedisë së Himarës. Tashmë e vetmja e plagosur që ndodhej në gjendje kome, Florije Peci, është zgjuar nga koma mbrëmjen e djeshme dhe sipas bluzave të bardha të spitalit austriak gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.
Peci, e cila kurohej në një spital në Austri prej më se një muaji, mësohet se pas përmendjes ka arritur të flasë me familjarët, duke dhënë shenja të një shëndeti mendor të pacënuar, ndërkohë që pritet transportimi i saj në një tjetër spital në Austri, për një rikuperim më të plotë fizik. Rreth dy javë më parë ishte Eriselda Gubere që iu rikthye normalitetit jetësor, edhe kjo si Peci gjendej në Austri për kurim.
Si studentja Florie Peci ashtu dhe Eriselda Gubere mbetën të plagosura në aksidentin tragjik te Himares, më 21 maj të këtij viti ku humben jetën 11 studente dhe u plagosen 25 te tjera. Sipas hetimeve të policisë, shkak i aksidentit ishte shpejtësia tej normave dhe mosreagimi në kohë i shoferit të autobusit për të kontrolluar në kthesë shpejtësinë e mjetit.