Apoloni, zbulohet një tjetër bust i periudhës romake
Busti i zbuluar sot është i dyti që gjendet brenda javës nga këto gërmime dhe i përket një femre. Statuja daton që nga periudha romake, e cila përkon me shekullin e II ose të III pas lindjes së Krishtit. Busti i femrës është gjetur shumë pranë vendit që u zbulua busti prej mermeri i romakut të lashtë.
Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është busti i një romaku ndoshta aristokrat dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë.
Vetë ekspertët flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar.
Po kështu ditët e fundit, zbulimeve iu shtua dhe gjetja e një tjetër vepre antike me vlera të shumta historike e kulturore. Një këmbë bronzi, pjesë e një statuje romake është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se i përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit.