Studimi: Tiranës i nevojiten tramvaj
50 euro në vit për frymë llogaritet niveli i investimeve mbi infrastruktura transporti. E llogaritur kjo në një afat 10 vjeçar, kostoja shkon në 500 euro.
Sipas raportit që ka marrë në studim rrjetin rrugor shqiptar deri në vitin 2021, duhet të merret parasysh zbatimi i një sërë investimesh të rëndësishme si rinovimi i parkut të automjeteve, zbatimi i tokës së lëvizjes së autobusëve, ndërtimi i lidhjeve të reja hekurudhore urbane dhe ndërtimi i parkut të mjeteve apo lokomotivave për shërbimet e trenave-tramvajeve.
Secila nga këto investime mbart me vete një kosto relativisht të lartë, por që në fund do të sillte zgjidhjen për qarkullimin urban dhe interurban në vend. Më problematike shihet Tirana, por përjashtim nuk bëjnë dhe qytete të tjera.
Sipas përllogaritjes së studimit, për investimet janë lënë jashtë një pjesë e mirë kostosh të pallogaritura si garazhe parkimi që të financoheshin pjesërisht nga marrëveshje ose përmirësimet e rrjetit rrugor. Këto kosto do të ngrinin koston totale në shumë mbi 500 milionë euro ose rreth 50 milionë euro në vit.
Gjithsesi, në një bazë për frymë, niveli i investimeve mbi infrastruktura transporti, është rreth 500 euro gjatë një periudhe 10 vjeçare ose 50 euro/vit për frymë. Ajo që propozohet në raport është koordinimi më i mirë i strukturave të bashkive me ato të Qeverisë, lidhur me projektet e investimeve që ndërmerren. Kjo shihet si një mënyrë për ta bërë sa më të efektshëm investimin që bëhet në mënyrë që t'ju shërbejë sa më shumë dhe sa më mirë qytetarëve.
Raporti thekson se ka dy aspekte të transportit urban, të cilat duhen marrë parasysh në master- planin e transportit kombëtar që janë: nevoja për lidhje midis sistemeve të transportit urban, bashkiak, transportit publik dhe infrastruktura urbane, kryesisht rrugët dhe transporti publik brenda për brenda bashkisë. Raporti nuk lë pa përmendur edhe nevojën për investime në qytetet e tjera, duke përfshirë shtatë prej tyre.
"Nivelet e investimeve që nevojiten për shtatë bashkitë e mëdha (Shkodër, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan, Lushnjë dhe Gjirokastër) mund të vlerësohen vetëm mbi një bazë të gjerë dhe të përafërt. Në kuadrin e ANTP2-shit është programuar një investim për infrastrukturën e transportit prej rreth 6 milionë eurosh në vit", përcakton raporti.
Plani i investimeve për 2021
- Rinovimin e parkut të automjeteve: 95 milionë euro;
- Zbatimi i tokës së lëvizjes së autobusëve: 150 milionë me 2.5 milionë euro/km dhe gjatësi korsie autobusi prej 53,2 km;
- Ndërtimi i lidhjeve të reja hekurudhore urbane: 100 milionë me 20 milionë euro/km dhe gjatësi prej 4,4 km dhe stacione tramvaji të tjerë shtesë;
- Parku i mjeteve dhe lokomotivave për shërbimet e trenave-tramvajeve: 38 milionë euro me 2.5 milionë euro/njësi për 15 njësi.
/Panorama/