Apolonia – Bylis, derbi i hakmarrjes Apolonia-Bylis, është më shumë se një derbi prefekture, pasi përballë do të jenë dy skuadra tërësisht me “ngjyra ndërkombëtare”, duke parë edhe grupin e lojtarëve të huaj që kanë dy skuadrat, ku mbizotërojnë

Pas gjashtë pikëve të grumbulluara në dy takimet e fundit, Apolonia po përgatitet për të realizuar jo vetëm “tripletën” e fitoreve, por dhe të marrë hak ndaj fqinjit të përjetshëm, Bylisit, ndaj të cilit humbi 1-0 fazën e parë.
Në fakt, Apolonia-Bylis, është më shumë se një derbi prefekture, pasi përballë do të jenë dy skuadra tërësisht me “ngjyra ndërkombëtare”, duke parë edhe grupin e lojtarëve të huaj që kanë dy skuadrat, ku mbizotërojnë atë serbë.
Te Apolonia, që pas 18 javëve të para ka grumbulluar katër pikë më shumë së Bylis (17), besojnë te vazhdimësia e sulmuesit Mlladën Bërkiç (5 gola këtë sezon), por dhe te rikthimi i kapitenit Maringlen Shoshi.
Statistikat e sezonit nuk janë frymëzuese për formacionin ballshiot të drejtuar nga Hysen Dedja. Bylis është e vetmja skuadër e Kategorisë Superiore, që ende nuk ka fituar një ndeshje në transfertë në 9 takime të zhvilluara (3 barazime, 6 humbje).
Gjithsesi, në ndeshjen e fundit të luajtur në “Loni Papuçiu”, atë të sezonit 2002-2003, Bylis ka fituar 2-1, në një sezon ku të dy ekipet për shkak të riformatimit të kampionatit nga 14 në 10 skuadra ranë nga kategoria.
Në ndeshjen e fundit, Bylisi humbi në shtëpi me Partizanin (0-1), dhe një ndeshje tjetër pa pikë, do t’i ndërlikonte seriozisht pozitat e skuadrës së financuar nga Besnik Kapllanaj.
E Marte, 03 Shkurt 2009