Memushi synon debutim me fitore Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Vlorë, dy skuadrat u ndanë në barazim 2-2, ndërkohë që statistikat e 15 ndeshjeve të fundit midis dy ekipeve flasin dukshëm për superioritetin e Teutës: 9 fitore, kundrejt 3 t

Eqerem Memushi, trajneri i ri i Flamurtarit (pasoi Edmond Liçaj e shkarkuar pas humbjes 0-2 me Apoloninë në Vlorë), duhet të rivendosë nderin e humbur të skuadrës më të famshme shqiptare në Europë në përballjen shtëpiake me Teutën, takim që do të luhet ditën e mërkurë, më 4 shkurt.
Akuzat e ashpra për shitje ndeshjeje (nga klani kroat) nga Edmond Liçaj, teknikut të vetëm që i ka dhënë një titull kampion Flamurtarit (1990-1991), kanë krijuar një atmosferë të trishtuar në klubin e 2-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë.
Liçaj, një ish-lojtar virtuoz i Flamurtarit, gjatë 9-javëve nën drejtimin e tij koleksionoi numrin “3”: 3 fitore, 3 barazime, 3 humbje, duke grumbulluar 1 pikë më shumë sesa paraardhësi i tij, kroati Slavko Kovaçiç, i cili në po 9 ndeshje, 3 fitore, 2 barazime e 4 humbje.
Flamurtari, tashmë nën drejtimin e dyshes Memushi-Gjondeda, synon rikthimin te fitorja pas dy humbjeve rresht me Partizanin e Flamurtarin. Një objektiv në në pamje të parë jo i lehtë pasi përballë do të ketë Teutën, me të cilën humbi fazën e parë, por që vjen edhe ajo pas dy humbjeve rresht me Besën e Elbasanin.
Eqerem Memushi, i shkarkuar sezonin e kaluar si pasojë e eliminimit të skuadrës vlonjate nga Kupa e Shqipërisë, nga skuadra e Kastriotit (1-1 në Vlorë, 0-1 në Shijak) në fazën e 1/16 të edicionit të 56-të (u pasua nga Slavko Kovaçiç), beson se e ka formulën e suksesit për të përçuar te skuadra mentalitetin fitues.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Vlorë, dy skuadrat u ndanë në barazim 2-2, ndërkohë që statistikat e 15 ndeshjeve të fundit midis dy ekipeve flasin dukshëm për superioritetin e Teutës: 9 fitore, kundrejt 3 të Flamurtarit (3 barazime).
E Marte, 03 Shkurt 2009