Apolonia: Nuk kthehemi më në Kategorinë e Parë

Trajneri vlonjat i Apolonisë, Gert Haxhiu, kërkoi të ruhet kontingjenti i lojtarëve, me të cilët ai i siguroi skuadrës fierake edhe rikthimin në Kategorinë Superiore.
Apolonia, sipas tij, nuk e përjashton një merkato të fortë. Përgatitjet e Apolonisë për sezonin 2008-2009 do të nisin në qershor, ndërkohë që bosi i skuadrës fierake kërkon të mos ketë kthim pas.
Haxhiu u bëri thirrje lojtarëve të tjerë fierakë, të cilët luajnë për ekipet e tjera të kthehen te Apolonia.