Bledar Mancaku, eksperti i Intertoto

Besa e Kavajës, ekipi shqiptar që do të marrë pjesë në Intertoto, do të fillojë stërvitjen më 2 qershor. Skuadra kundërshtare e Besës do të jetë Ethnikos Achnas. Qipriotët kanë eliminuar dy sezone më parë Partizanin (4-2, 1-2).
Një nga lojtarët kryesorë të Besës, durrsaku Bledar Mancaku (10 gola sezonin e kaluar, 4 me penallti) do të luajë për herë të tretë në Kupën Intertoto.
Sulmuesi, i cili ka shënuar në total 60 gola në kampionate, ka luajtur në dy ballafaqimet e Teutës në Kupën Intertoto, ndërsa ka luajtur edhe për Partizanin në Kupën UEFA.