Sokol Ishka, pranë AEL Limasol

Mesfushori i Dinamos, Sokol Ishka, mund të jetë tjetër lojtar i kampionatit shqiptar që do të luajë sezonin e ardhshëm në Qipro. Lajmin e jep gazeta "Sport Ekspres".
Ish-lojtari i Tiranës, i menaxhuar nga Kostandin Grillo, pritet të jetë një përforcim i AEL Limasolit. Drejtuesit e klubit qipriot kanë kaseta të ndeshjeve të Ishkës.
Aktualisht për sezonin e ri për një skuadër qipriote ka nënshkruar Klodian Duro, por pranë Alki është edhe portieri i Kombëtares, Isli Hidi.