E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia e vetme ne krye



Apolonia kryeson e vetme pas javes se trete te Kategorise se Pare 7 pike pas fitores se paster 3-0 te fierakeve ndaj Gramozit te Ersekes ne Loni Papuciu e kombinuar kjo edhe me humbjet e Tomorit me Terbunin ne Puke Lushnjes me Aden ne Velipoje dhe Kamzes te premten ne Pogradec humbje keto me te njejtin rezultat 1-0. Per Apolonine e drejtuar nga Ernest Gjoka golat mbajne firmat e Ribajt Gerxhos e Dhramit duke qene njeheresh formacioni qe ka shenuar me shume gola ne keto tri jave 8.
Lushnja hodhi nje hap te gabuar ne transferten e Velipojes ndaj nje Ade qe fale penalltise se realizuar nga Neziri siguroi fitoren e pare ne kampionat. Edhe Tomori humbi 1-0 ne Puke ndaj Terbunit vendas goli mban nenshkrimin e Nikes. Luftetari nuk perfitoi dot nga faktori fushe duke regjistruar barazimin e dyte 0-0 ne shtepi kesaj radhe me Gramshin. Partizani pesoi humbjen e dyte rresht ne Lezhe ku humbi 1-0 me Beselidhjen ne Brian Filipi. Goli i Erald Pustines per lezhjanet u shoqerua me kartonin e kuq per Ardit Beqirit te Partizanit pas pretendimeve te te kuqve per pozicion jashte loje te autorit te golit.
Bilishti Sport regjistroi fitoren e pare ne kampionat pas nje fitoreje te ngushte 3-2 me Mamurrasin Zylyftari 2 dhe Islami realizuan per vendasit Ivanaj dhe Neziri per miqte. Vlora edhe kesaj radhe nuk arriti te regjistroje fitoren e pare historike ne Kategorine e Pare duke barazuar 0-0 me Burrelin i dyti rresht me kete rezultat. Te premten Pogradeci fitoi 1-0 me Kamzen gol i Balles.

Salihi golat per shkodranin nuk mbarojne

Holandezi Vennegor of Heselink i siguroi nje fitore 3-2 in extremis Rapidit te Vjenes ndaj Kapfenbergut ne kampionatin austriak protagonisti i vertete i takimit ishte sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi. Shkodrani me dy golat e tij e barazoi dy here rezultatin ne humbjen e katert radhazi te Kapfenbergut duke qene sulmuesi i Kombetares shqiptare edhe pika e referimit te takimit ne St. Hanapi te Vjenes. Rekordmenet austriake Rapidi i Vjenes vinte ne ndeshjen e javen e nente te Bundeslige pas tri humbjeve rresht dhe fitorja ndaj Kapfenbergut ishte dhe nje clirim psikologjik per trajnerin Peter Pakult. Pas avantazhit te miqve me Felfernig ne minuten e 10-te Salihi barazoi rezultatin ne te 19 duke perfituar edhe nga nje konfuzion i mbrojtjes se Kapfenbergut me nje gjuajtje te bukur ne forme voleji pas ekzekutimit te nje goditjeje te lire nga ana Hofmanit. Senkar i coi serish miqte ne avantazh ne minuten e 48-te por serish Salihi qe te te 61 i gezoi fansat Rapidit duke fiksuar golin e barazimit te perkohshem 2-2 pas nje pasi te Vennegor of Heselink vetem dy minuta pasi trajneri Pakult hodhi si zevendesues Atdhe Nuhiun ne vend te Hinumit. Vennegor of Heselink i mbylli llogarite e takimit ne minuten e 93-te duke i siguruar fitoren skuadres se tij. Salihi me tre golat e shenuar ne 8 ndeshje u ngjit ne krye te golashenuesve te skuadres duke lene pas Vennegor of Heselink 2. Per trajnerin e Kombetares Josik Kuzhe golat e Salihit jane nje sinjal i mire perpara dy ndeshjeve kyce ne eliminatoret e Kampionatit Europian ato kunder Bosnjes 8 tetor ne Tirane dhe Bjellorusise 12 tetor ne Minsk.

Sheiket e Sitit thyejne Celsin

Sulmuesi argjentinas Karlos Tevez i dha nje fitore te bujshme Mancester Sitit kunder Celsit duke ndalur ecurine pozitive te formacionit londinez. Nga ana tjeter kjo fitore e klubit te sheikeve u perkthye edhe si nje fitore e trajnerit italian Roberto Mancini mbi bashkekombesin e tij Karlo Anceloti.
Arsenali hodhi nje hap te gabuar ne Emirates duke humbur 3-2 ne shtepi me Uest Bromuicin me pese gola te realizuar te gjithe ne pjesen e dyte. Edhe Liverpuli nuk perfitoi nga faktori fushe duke barazuar 2-2 me Sanderlendin. Ne ndeshjet e tjera per tu theksuar eshte fitorja e pare e Uest Hemit e arritur ndaj Totenhemit 1-0. Birmingami barazoi 0-0 me Uiganin dhe po me kete rezultat u mbyll dhe takimi Fulham-Everton. Bllekberni fitoi 2-1 ne transferte me Blekpulin.

27 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›