Apolonia, me mungesa kundër BilishtitApolonia humbi ndeshjen e pare 3-1 ne Bilisht

Rrjetet sociale:
Apolonisë i duhet të fitojë me të paktën dy gola diferencë me Bilisht Sport në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Në takimin e parë skaudra fierake e drejtuar nga Esad Karishik humbi 3-1 në Bilisht, ku falë golit të realizuar me penallti nga Sead Haxhibuliç në minutën e 85-të i mbajti shpresat gjallë për një kualifikim të mundshëm.
Trajneri Karishik do të ketë katër mungesa thelbësore në formacion kundër Bilishtit. Për Apoloninë do të mungojnë Ferizoviç, Kelmendi, Hoti dhe Bërkiç. Agim Meto rikthehet.
Kupa e Shqipërisë, ndeshja e parë
Bilisht Sport-Apolonia 3-1
Shënues: 15’ Maçolli (11-m), 45’ Allamani, 65’ Allamani/ 85’ Haxhibuliç (11-m)
Numri i klikimeve - 376
E Marte, 03 Nentor 2009