E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taçi zbret galaktikët në TiranëReali i Madridit do të vijë me të gjithë yjet e tij në “Qemal Stafa”. Riki Kaka dhe Kristiano Ronaldo do të luajnë kundër Gramozit të Ersekës

Rrjetet sociale:

Një superndeshje ne "Qemal Stafa". Edhe pse përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra me histori e përmase krejt të ndryshme. Modestët e Gramozit të Ersekës dhe gjigantët e Realit të Madridit, skuadrës “mbretërore” të Spanjës, njëherësh edhe skuadra më e shtrenjtë e planetit, që ka në gjirin e saj, lojtarin me kartonin më të shtrenjtë më botë, portugezin Kristiano Ronaldo, i blerë për 93 milionë euro nga Mançester Junaitid.  Reali i Madridit do të zbresë në Tiranë, më 21 dhjetor (ora 19:00) për edicionin e tretë të trofeut “Taci Oil”. Konfirmimi zyrtar ka ardhur nga presidenti i kompanisë “Taçi Oil International”, Rezart Taçi, njeriu qe solli dy here Milanin ne Shqiperi.
Numri i klikimeve - 369
  E Hene, 02 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›