Kriza e Vllaznisë, flasin Zmijani e Bushati Specialisti i futbollit Hysen Zmijani shpreson se Vllaznia nuk duhet të diskutojë rënien. Edhe Trajneri i Shpresave, Artan Bushati eshte ne te njejten linje

Rrjetet sociale:
Anton ZALLI- Vendi i fundit në tabelën e përgjithshme në kampionatin shqiptar për Vllazninë i ka bërë të gjithë të mendojnë seriozisht për të ardhmen e saj. Periudha më e keqe për kuq e blutë që nga vitet 60-të të bën të mendosh rrezikun që i kanoset shkodranëve për të rënë nga kategoria. Shumë specialistë të futbollit shkodran dhe ish futbollistë që i kanë dhënë shumë Vllaznisë mendojnë se kjo situatë është shumë kritike por jo pa rrugëzgjidhje.
I mirënjohuri i futbollit shkodran dhe ish futbollisti i Vllaznisë, Hysen Zmijani, nuk e mendon rënien nga kategoria. “ Nuk e imagjinoj që Vllaznia të bie një kategori më poshtë. Ekipi tani ka nevojë për mbështetje. Por rënia në një kategori më poshtë do të ishte katastrofë jo vëtëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë”, thekson Zmijani.
Nderkohe trajneri i kombëtares se Shpresave, Artan Bushati nuk dëshiron të mendojë rënien e Vllaznisë një kategori më poshtë, duke shpresuar se ekipi shkodran mund të arrije më të mirën dhe të marrë vendin që i takon. “ As që mendoj një fakt të tillë. Tani ekipit i duhet më shumë një qartësi psikologjike për të reaguar sa më shpejt të jetë e mundur. Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të mos diskutuar rënien”, përfundon Bushati.
Vllaznia edhe pse e gjendur në fund të tabeles së pergjithshme i ka të gjitha mundësitë të ecin përpara. Një mbështetje kjo e dhënë në një farë mënyre edhe nga specialistët e futbollit shkodran të cilët besojnë dhe shpresojnë se kuqeblute do të arrijnë të dalin nga kriza.
Numri i klikimeve - 377
E Marte, 03 Nentor 2009