E Diel, 1 Nëntor 2026

Apolonia merkato maqedonase, Vasilevski dhe Tripunovski bardhjeshil

ApoloniaNjëri është sulmues, kurse tjetri mesfushor fantazist, në një kohë që nga skuadra në drejtim të Lushnjes në Kategorinë Superiore ka ikur kapiteni Gazmend Çimili. Në skuadër pritet të rikthehet pas dëmtimit dhe Ledion Muçaj

Apolonia ka nisur të riformatojë skuadrën e sezonit të ri, duke kërkuar që të ngjitet sa më shpejt në Kategorinë Superiore. Pikërisht skuadra bardhëjeshile ka nisur të kërkojë në merkaton maqedonase, kurse sipas drejtuesve të klubit Apolonia, me dy futbollistë është arritur marrëveshja. Bëhet fjalë për sulmuesin Peter Vasilevski, i moshës 23 vjeç, që ka luajtur me Gorno Lisice, si dhe mesfushorin fantazist Nikola Tripunovski, 30 vjeç, që sezonin e fundit e ka mbyllur me KF Drita Bogovinë.

Ndërkaq në bisedime fierakët janë dhe me shqiptarin nga Tetova, Avni Ymeri. Dhe me këta dy blerje të para në këtë treg të lëvizjeve të verës, edhe skuadra e Elidon Demirajt do të jetë më e plotë, në një luftë të ashpër tu ngjitur në Superiore, në kushtet kur ka dhe skuadra të tjera me emër të tilla si Shkumbini, Luftëtari, Tomori, Dinamo, Elbasani, që do të kërkojnë të ngjiten në Superiore.

Lufta do të jetë e ashpër, ndaj dhe fierakët kanë nisur të mendojnë për përforcime me lojtarë të huaj. Nuk duhet harruar që në Superiore, lojtarët serb si Bërkiç e Haxhibuliç bënin më të mirën, aq sa nisën të kërkoheshin dhe nga skuadra të Superiores.

Në Fier ka dhe largime

Në fakt, nga skuadra e Kategorisë Superiore që ra në të parën ka dhe lojtarë që duan të largohen. Dhe një i tillë është kapiteni i fierakëve Gazmend Çimili, që tashmë ka gjetur Lushnjen në Superior. Ashtu siç pritet të largohet dhe Andi Ribaj drejt Flamurtarit. Por nuk duhet harruar që skuadrës, pas dëmtimit të gjatë do ti kthehet, Ledion Muçaj.

Sakaq në fundjavë, fierakët kanë luajtur dhe një ndeshje miqësore të shtunën, ndaj Lushnjes në Roza Haxhiu, teksa kanë fituar verdhjeshilët 3-1. Në fakt ka pasur dhe pakënaqësi, por megjithatë kjo është vetëm një ndeshje miqësore, ndërsa Apolonia tashmë po projekton skuadrën që do të ngjitet në Superiore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›