E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ledio Koçi e bën gati largimin e tij nga Gramshi

indexMariglen Miraka

Rënia në kategorinë e dytë po i kushtonë shumë Gramshit, i cili duket se po kalon ditë të vështira pasi janë larguar nga skuadra shumë lojtarë dhe vazhdojnë ta bëjnë atë edhe të tjerë në ditët e sotme. Pas mbarimit të kampionatit dhe rënies në ligën më poshtë, të gjithë futbollistat elbasanas janë larguar dhe bashkë me të dhe trajnerët. Në këto kushte, Gramshi ka mbetur vetëm me futbollistët vendës.

Por dhe këtë të fundit kanë nisur të mendojnë largimin. Pas kapitenit Trashi dhe portierit Koci, që janë larguar nga skuadra e kuqe, radha për ta lënë Gramshin i ka ardhur dhe sulmuesit shtatlart Ledio Koci. Ky i fundit është dhe golashënuesi më i mirë i Gramshit, madje një nga pikat kyce të skuadrës, që për fat të keqë nuk do ta ketë më.

Koçi po bëhet gati të largohet për ndonjë klub të kategorisë së parë. Numri dhjetë i Gramshit, edhe pse e ka të vështirë largimin, pasi ka vite që luan me këtë ekip, ka vendosur të thotë Lamtumirë. Si për të thënë që kërkon një skuadër më cilësore, ku dhe ai të rritet si lojtar. Për Koçin është interesuar direkt Elbasani, që ka kërkuar menjëherë shërbimin e tij për të përforcuar sulmin dhe mesa duket marrëveshja është drejt përfundimit.

Por Koçi akoma nuk ka vendosur se ku do të luajë këtë sezon, por ajo që është më e sigurtë mbetet fakti se sdo të jetë më lojtar i Gramshit sepse ai tani është në tratativa me disa klube të njohura. Drejtuesit e Gramshit e kanë të vështirë për ta mbajtur me zor lojtarin, pasi ai është i lirë të zgjedhi dhe të shkojë ku të dojë, sepse kontratën e ka përfunduar. Dëshira e tyre ishte që ai të qëndronte, pasi Gramshi ka shumë nevojë për të, sidomos tani që ra në kategorinë e dytë.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›