E Martë, 3 Nëntor 2026

Apostulli Fan Noli, Ilir Ikonomi sjell vëllimin e parë, priten edhe dy vëllime të tjera

Historia shënon se mëngjesin e 31 majit të vitit 1906, në ndërtesën e imigracionit të Ishullit Ellis në gjirin e Nju Jorkut u paraqit një djalë i ri me emrin Theofan Stilian Noli.

Pikërisht këtu nis vëllimi i parë i librit Fan Noli me rreth 430 fletë nga Ilir Ikonomi i cili e ndjek Nolin qysh nga arritja e tij në Amerikë në vitin 1906 e deri në vitin 1920.

Autori tregon se libri i projektuar qysh 10 vite më parë tashmë do të jetë në dorën e lexuesit, ndërsa vjen si rezultat i një studimi të thelluar dhe të gjerë.

“Njutoni e ka thënë, kur ti lexon biografinë e një njeriu të madh je mbi shpatullat e një gjigandi”, tha Ilir Ikonomi.

Libri karakterizohet nga letërkëmbime, ditarë të shkruajtur nga Noli, ndërsa Nevila Nika ish drejtore e Arkivit të shtetit tregon më tepër për një nga burimet ku autori ka hulumtuar.

“Dokumentet janë shumë komplekse sepse përveç krijimtarisë të tij ka edhe letër këmbime, ditarë dokumentet të rëndësishme për një njeri”, tha ish drejtore e Arkivit Nevila Nika.

Vëllimi i dytë i librit Fan Noli pritet të dalë vitin e ardhshëm ndërsa do të ketë edhe një vëllim të tretë.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›