Apple, kompania lider që masakron punonjësit e saj
Apple pranon se ka probleme me trajtimin e punëtorëve në fabrikat e saj në Kinë ku montohen iPhone-t dhe iPad-ët.
Kompania amerikane akuzohet se keqtrajton punëtorët duke i shfrytëzuar me orë të zgjatura dhe me pagesë të ulët. Sipas disa raporteve një punëtor në kinë punon 15 orë në ditë dhe në fund të muajit merr as më pak dhe as më shumë por 27 paund.
Në këto fabrika ka pasur 13 vetëvrasje apo tentativë për vetëvrasje vetëm vitin e kaluar.
Dje një ekip ka nisur punën për vëzhgimin nga afër të kushteve të punës në këto fabrika. Gazeta Nju Jork Times raporton se Apple ka gjetur shkelje të kodit të punës pas inspektimit në 396 fabrikat e saj.
Një problem i tillë ka shumë kohë që është denoncuar por Apple dështuar në eleminimin e problemeve.
Në vitin 2009, një punonjës i Foxconn, u hodh nga apartamentin pasi kishte humbur një prototip të iPhone. Në dy vitet e fundit më shumë se 18 punëtorë janë përpjekur të vetëvriten apo hidhen nga ndërtesat.
Në vitin 2010-të, 137 punëtorë të fabrikës Suzhou, e cila posedohet nga Apple u dëmtuan pasi ishte urdhëruar të përdorin një lëndë kimike të dëmshme për të pastruar ekranin e iPhone pasi e pastronte atë më shpejt.
Në maj të vitit 2011, katër punonjës u vranë ndërsa 18 mbetën të dëmtuara nga një shpërthim në Foxconn ku prodhoheshin pjesë të iPad-ve.
Në dhjetor të vitit 2011-të, dhe 61 punëtorë u dëmtuan nga shpërthimi i gazit në një fabrikë në Shangai, ku prodhoheshin kapakët e pasmë të iPad 2.
Punëtorët e Foxconn përveçse keqtrajtohen në kushtet e punës, peripecitë vazhdojnë edhe gjatë akomodimit. Për strehimin e 70 000 punëtorëve mbahen nga 20 të tillë në një apartament me tre dhoma.