E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apple paguan 20 milionë $ për orën zvicerane

Në të djathtë është ora zvicerane kurse në të majtë keni orën e ri-dizajnuar nga Apple për versionin e tyre te fundit iOS 6.

Më herët kompania Apple ishte akuzuar për vjedhje të dizajnit të orës zvicerane, dhe si rezultat i kësaj u dërguan në gjykatë.

Për të shkurtuar ketë histori të gjatë tani më janë bërë publike informatat e marrëveshjes e që kompanitë ishin pajtuar që Apple të paguajë tarifën e licencimit.

Kjo tarifë ishte caktuar dhe paguar rreth 20 milionë dollar për kompaninë hekurudhore zvicerane ka raportuar Sydney Morning Herald.

“Jemi mjaft krenarë që një markë e rëndësishme si Apple është duke përdorur dizajnin tonë” kanë thënë kompania zvicerane e hekurudhave, pasi që kishin rënë ne dakord. /ameble/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›