Aquilani: Jam afër Milanit

Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, ka thënë se ai është afër t`i bashkohet kampionit të Italisë, Milanit.
Mesfushori nuk ishte pjesë e Redsave në fitoren 2-0 ndaj Arsenalit gjatë të shtunës, pasi aktualisht është me pushime.
E ardhmja e tij vazhdon të mbetet në ajër, por javën e kaluar italiani tha se nuk e ka problem edhe nëse mbetet në Anfield. Megjithatë, ai tani thotë se një transferim në San Siro është i mundshëm.
“Jam afër t`i bashkohem Milanit”, citohet të ketë thënë Aquilani për La Gazzetta dello Sport.