Refuzohet oferta e Arsenalit për M`Vila

Klubi francez Rennes, raportohet se ka refuzuar një ofertë të Arsenalit në vlerën e 20 milionë eurove për mesfushorin Yann M`Vila.
Sunday Mirror shkruan se Arsene Wenger tashmë ka harxhuar për transferimin e Alex Oxlade-Chamberlain nga Southampton, Carl Jenkinson nga Charlton, Gervinho nga Lille, dhe sulmuesit të Kosta Rikës, Joel Campbell. Por fansat kërkojnë emra më të qëndrueshëm.
Dhe Wenger tani është kthyer nga M`Vila, i cili është vetëm 21-vjeçar, por e ka dëshmuar veten si një mesfushor klasi te Rennes dhe tashmë ka luajtur 11 herë për Francën.
Por Canal+ raporton se klubi francez tashmë ka refuzuar një ofertë të londinezëve për lojtarin. M`Vila, i cili është lidhur edhe me Interin, Real Madridin dhe Milanin, së fundi ka nënshkruar vazhdimin kontratës me klubin deri në verën e vitit 2015.