E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Kosova është kusht për Serbinë

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ia kanë bërë me dije, kryetarit të ri të Serbisë Tomislav Nikolic, se kusht kryesor për ecjen e këtij vendi drejt BE-së, është përmirësimi i raporteve me Kosovën.

“Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovës mbetet kushti kryesor për të lëvizur në fazën tjetër të përparimit (drejt BE-së). Me fjalë tjera, kjo do të jetë thelbësore, për t’i mundësuar Komisonit rekomandimin eventual për nisjen e negociatave për anëtarësim”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas një takimi me Nikolicin në Bruksel.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›