Zhbogar i 'tronditur' nga vrasja e Asanajt

Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shef i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, e ka dënuar vrasjen e kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanajt.
“Unë jam tronditur shumë kur kam dëgjuar lajmin për vrasjen e zotit Dino Asanaj, Kryetar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Vetëm disa javë më parë ne u takuam dhe diskutuam planet e privatizimit të Kosovës. Unë e dënoj këtë akt brutal që është një sulm mbi sigurinë e përgjithshme dhe mbi sundimin e ligjit në Kosovë. Unë iu bëj thirrje gjyqësorit dhe autoriteteve të sigurisë që të japin maksimumin dhe të sjellin autorët para drejtësisë”, ka thënë në një deklaratë për media Zhbogar.