E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabia Saudite paralajmëron pelegrinët mbi koronavirusin, ja masat

virusiArabi- Zyrtarët e shëndetësisë në Arabinë Saudite u kanë kërkuar pelegrinëve që vizituar sitet e tyre të shenjta që të veshin maska në vendet e mbushura me njerëz për të ndaluar përhapjen e viruseve, veçanërisht atij vdekjeprurës koronavirus.

Një listë e kërkesave të lëshuara nga ministria e Shëndetësisë gjithashtu u tregon njerëzve të moshuar apo atyre me sëmundje kronike që të shtyjnë pelegrinazhin e tyre.

Tridhjetë e tetë njerëz kanë vdekur nga virusi në Arabinë Saudite.

Miliona myslimanë nga e gjithë bota pritet të marrin pjesë në tetor për festën e Haxhit.

Një herë në vit, pelegrinët bëjnë udhëtimin në Mekë, në Arabinë Saudite dhe luten së bashku para Qabesë. Muslimanët vizitojnë xhaminë Al-nabawi, apo Xhaminë e Pejgamberit, në Medine.

Zyrtarët e shëndetësisë u bëni thirrje njerëzve që të ruajnë standardet e higjienës personale, përdorin facoleta kur teshtijnë dhe kollitjen dhe të bëjnë vaksinimet e nevojshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konfirmuar deri tani një total prej 80 rastesh të infektimit, duke përfshirë 44 vdekje në mbarë botën.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›