E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëheqja, Berisha: Jo nga emocionet, por nuk merrja dot vendim tjetër

berishaTiranë- Kryeministri ende në detyrë, Sali Berisha nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook duke ju përgjigjur atyre që sipas Berishës kundërshtojnë vendimin e dorëheqjes së tij nga Partia Demokratike thekson se ky veprim është bërë në kushtet kur siç thotë ai, s’mund të merrte vendim tjetër.

“Miqte e mi! Une dhashe doreheqjen jo nga emocione as dhe nxitim por sepse nuk mund te merrja vendim tjeter. Kam qene dhe jam thellesisht i bindur se ky ishte vendimi me i mire per vendin tim por edhe per PD, per mua dhe per ju, per çdo demokrat. Per mua dhe per ju miqte e mi, thelbi i njeriut te lire dhe forca e tij prej Anteu qendron ne dinjitetin e tij. Une ju garantoj se  kurre nuk e kam shkeputur dinjitetin tim njerezor nga dinjiteti i atyre qe une kam perfaqesuar si President i vendit, si Kryeminister, si Kryetar i PD. Une dhashe doreheqjen pikerisht sepse  ate kerkonte dinjiteti im, dinjiteti i secilit prej jush, i PD  dhe i vendit tim. Jam shume i sigurte se me doreheqjen time, secili prej jush, ne çdo rast e ne çdo beteje, do te ndjehet me dinjitoz me mikun tuaj Sali Berisha dhe me krenar me besimin, mbeshtetjejn, dashurine dhe respektin qe keni treguar ndaj tij. Sikunder dua t’ju rrefej sot hapatzi se vendimi qe shpalla me date 26 qershor eshte marre si nje betim nga une ne veren e vitit 91 dhe nga ajo kohe nuk e kam vene kurre ne diskutim. Kur prin, kur udheheq, duhet te ndertosh jo vetem sulmin e fitores por duhet te parashikosh gjithnje dhe terheqjen ne rastin e humbjes, si kushtin vendimtar qe kjo e fundit te shnderrohet  ne sfide per fitoren e rradhes. Pra e kam dhene doreheqjen me bindjen me te thelle se une dhe te gjithe ju vajzat dhe djemte, burrat dhe grate me dinjitet njerezor dhe politik te pacenuar do te ngrihemi me koke larte, me fuqishem dhe me shpejt se gjithe te tjeret per te vazhduar betejen tone. Une dhashe doreheqjen nga Kryetar i PD dhe funksionet tjera ne PD per te qendruar ne politike, ne Parlament dhe kudo me secilin prej jush çdo ore e çdo dite, 18 ore ne dite per te organizuar se bashku me te gjithe forcen, perkushtimin, energjine tone opoziten me te fuqishme qe Shqiperia ka njohur ndonjehere”,- shkruan Berisha. Ndërsa edhe një herë thekson se premtimet socialistët s’do t’i mbajnë kur të vijnë në pushtet: “Ne do te qendrojme avoketer te pamposhtur te parimeve dhe vlerave qe besojme dhe te mbare qytetareve  shqiptare, te atyre qe na votuan ne dhe te atyre qe besuan premtimet anti-globaliste te kundershtareve tane, te cilet sapo moren voten nisen ti zevendesojne premtimet e tyre me revanshin e papermbajtur te pushtetit qe lindi siç po duket çdo dite e me shume nga mashtrimi. Ne gjirin e mazhorances se dale nga 23 qershori gjenden klanet tashme me pushtet me te rrezikshem te droges dhe krimit ne rajon dhe me gjere. Ky nuk eshte nje ogur i mire per Shqiperine. Ky eshte Ndryshim! Me vrap drejt krimit dhe droges! Por ne do qendrojme se bashku ne nje beteje jetike per te mos lejuar shnderrimin e Shqiperise ne protektorat droge dhe krimi te pushtetareve te rinj dhe ndeshkuar keshtu rende çdo femije, te ri, te moshuar, burre, grua te ketij vendi. Pra misioni yne eshte i madh dhe jo i lehte. Por ne demokratët dhe demokratet kemi qene dhe jemi qytetaret e misioneve te medha! Perpara ne misionin tone!”,- thekson ndër të tjera kryeminisitri. Berisha falenderon ndjekësit dhe fansat e tij në FB për vlerësimet gjatë qeverisjes së PD-së, të cilat i cilëson frymnëzuese: “Keni shprehur si ne poema te verteta vleresimin dhe krenarine tuaj per arritjet e medha te vendit nen qeverisjen e PD, te cilat jane dhe te secilit prej jush dhe te çdo shqiptari. Ato nuk zhbehen dot nga asnje revansh dhe perbejne nje trashegimi te shkelqyer te Partise Demokratike  dhe te gjithe atyre qe i besuan dhe i besojne asaj”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›