Arabia Saudite zgjidhet Princi i Kurores

Princi Nayef bin Abdulaziz al Saud është zgjedhur si trashëgimtari i kurorës në Arabinë Saudite, disa ditë pasi parardhësi i tij, Sultan bin Abdul Aziz u nda nga jeta.
Princi i ri i Kurorës, 78-vjeçar, ka shërbyer si Ministër i Naftës që prej vitit 1975 dhe me statusin e ri, shndërrohet automatikisht edhe në zëvendëskryeministër.
Mbreti Abdullah, 87-vjeçar, është duke u rikuperuar nga një operacion i tretë për problemet e tij në shpinë.
Al Saud është vëllai i të ndjerit Abdul Aziz. Një funksionar i lartë prej më shumë se tre dekadash, Princi konsiderohet si një njeri i zgjuar, por konservator dhe pak i hapur ndaj reformave.
Kalimi i kurorës në Arabinë Saudite nuk ndodh tek djali i monarkut, por tek një figurë e familjes që zgjidhet nga një Këshill Pleqësie. Përgjithësisht, Princi i Kurorës zgjidhet më i moshuari nga vëllezërit ose djemtë e Mbretit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
KFOR-i largon barrikadat në Bërnjak
Aksioni, në orët e para të mëngjesit
Vrasja në argjendari, pranga 27-vjecarit
Tunizi, rikthehen protestat e dhunshme në rrugë
Obama përshëndet paktin; Sarkozy: Gabim që pranuam Greqinë
Jep dorëheqjen Shaban Memia?