E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali luftime te pergjakshme ne jug


Trupat e ushtrisë keniane po përballen me militantët somalezë këtë të shtunë në betejën e parë të vërtetë që prej fillimit të një aksioni të gjerë ushtarak, një javë më parë.

Zëdhënësi i ushtrisë keniane, majori Emmanuel Chirchir, informoi se një karvan mjetesh ushtarake janë gjendur nën zjarrin armik në një pritë në rrugën midis Tabdës dhe Bilis Qoqanit.

Të dyja palët flitet se kanë pësuar humbje të rënda. Kenia dërgoi trupat e saj në Somalinë e kontrolluar në shumicën e saj nga militantët e “Al-Shabab”, pas rrëmbimeve dhe sulmeve të vazhdueshme të organizatës në territorin kenian.

Ndonëse Najrobi zyrtar pretendon se ka një mbështetje të gjerë ndërkombëtare për këtë veprim, autoritete e ligjshme të Somalisë ngritën zërin në OKB, duke e konsideruar sulmin si fillimin e një pushtimi që bie ndesh me të gjitha parimet e sovranitetit.

Deri tani, Al-Shabab, një organizatë me lidhje të forta me Al-Kaedën, kishte reaguar nëpërmjet disa sulmeve terroriste, por pa u përfshirë në përballje me ushtrinë profesioniste keniane.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

KFOR-i largon barrikadat në Bërnjak
Aksioni, në orët e para të mëngjesit
Vrasja në argjendari, pranga 27-vjecarit
Tunizi, rikthehen protestat e dhunshme në rrugë
Obama përshëndet paktin; Sarkozy: Gabim që pranuam Greqinë
Jep dorëheqjen Shaban Memia?

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›