Kompozitore shqiptare e kosovare ne Opera
Muaji i Kultures Shqiperi-Kosove mbreme ndali ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. Nje mbremje gala, ngjiti ne skene vepra te perzgjedhura te muzikes simfonike dhe vokale te kompozitoreve shqiptare e kosovare te te gjithe brezave. Kjo mbremje shenon edhe shfaqjen e nje premiere. Ajo eshte vepra e kompozitorit te mirenjohur, Fehim Ibrahimi, kushtuar 100-vjetorit te Lidhjes se Prizrenit. "Tash Shqipnia asht betue, pa gjak malet mos me i leshue", e eshte pikerisht ky vit jubilar i kesaj date historike per shqiptaret qe ka intensifikuar edhe aktivitetet artistike mes Shqiperise dhe Kosoves qe vijojne tanime prej javesh.