E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Festa e detit 2008" rrok edicionin e 16-te

Mbremja e se dieles ne qytetin bregdetar te Durresit shenoi edhe ceremonine e celjes se "Festes se detit 2008". Edicioni i 16-te i kesaj feste qytetare, nisi me nje shetitje me anijen "Florida", ne gjirin detar te Durresit. Me pas, ne shetitoren bregdetare u zhvilluan disa aktivitete sportive si, ndeshje boksi dhe gara noti mes veteraneve dhe te rinjve te ekipit "Teuta" etj. Bashkia e qytetit dhe shoqata "Durresi" nderuan me rastin e kesaj feste me tituj disa personalitete te shquara. Ne ceremonine qe u organizua ne sheshin qendror te qytetit antik, moren pjese qindra qytetare si dhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, kryetari i Bashkise, Vangjush Dako dhe prefekti i Qarkut, Klodjan Pajuni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›