Familja e Hekuran Dedës: Skeja të na marrë shtëpinë e lopën
Përmbarimi ka mbërritur në shtëpinë e vëllezërve të Hekuran Dedës, të vrarë më 21 janar 2011 përpara Kryeministrisë, për të ekzekutuar një urdhër gjykatë që dënon një nga vëllezërit me një gjobë prej 2.5 milion lekë.
Vëllezërit Deda, Ilmiu dhe Zabiti, janë paditur nga Fatos Skeja, gardist, i njohur si shoferi i familjes kryeministrore. Skeja ka shkuar në shtëpinë e tyre pas ngjarjes së rëndë të 21 janarit, duke u ofruar para që ata të presin Sali Berishën në shtëpi.
Pasi kanë refuzuar dhe pasi lajmi u bë publik, Skeja ka ngritur dy padi ndaj dy vëllezërve. Në të dy rastet vëllezërit janë shpallur fajtorë duke u detyruar që të paguajnë respektivisht 2.5 dhe 1 milion lekë.
Por duke folur për Shqip, Zabiti thotë se ata nuk kanë se çfarë të japin, vetëm lopët e shtëpinë.
Nuk kam asnjë pasuri. E vetmja pasuri është jeta ime, jetoj vetëm me dinjitetin. Nuk kam llogari bankare dhe automjete. Kapitali im është një shtëpi modeste në fshat. Le të cijë dhe të ekzekutojë këtë vendim. E presim, pasi herën e para na tha që do ju ndihmojmë financiarisht. Duket se po e mban fjalën, tha Zabiti për Shqip./ep