E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vetëvritet 22 vjeçarja,tenton vetëflijimin dhe bashkëshorti


f1_23pushke133250495822-vjeçarja Qerime Hetemaj  i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në Korçë, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ravonik, ku 22-vjeçarja është vetëvrarë me pushkë në shtëpinë e saj.

22-vjeçarja u gjet e pajetë nga bashkëshorti i sa,j Alban Serjani, i cili nuk mundi ta përballonte traumën dhe tentoi të vetëvritej me të njëjtën armë. Fatmirësisht familjarët e tij arritën në kohë, duke ndaluar të riun të kryente aktin e vetëvflijimit

Ende të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa mësohet se vajza u kishte lënë familjarëve edhe një letër lamtumire, përmbajtja e së cilës nuk bëhet e ditur.

Policia  ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet./A.Xh

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›