E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Imami ALMEX 2010 sukses i perbashket i partneritetit shtet-biznes

Breaking Views Ministria e Mbrojtjes falenderon shoqerine Klik Ekspo Group qe i dha mundesi te komunikoje me nje rreth te gjere perfaqesuesish te industrive ushtarake

Ne diten e fundit te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 te organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise dhe shoqeria Klik Ekspo Group ministri i Mbrojtjes Arben Imami mori pjese ne konferencen per shtyp te organizuar me rastin e dhenies se rezultateve perfundimtare te ketij eventi. Pervec medias se ftuar te pranishem ne kete aktivitet te rendesishem ishin te gjithe perfaqesuesit me te larte te Ministrise te Mbrojtjes dhe te Shtabit te Pergjithshem duke filluar nga shefi i Shtabit gjeneral brigade Maksim Malaj dy zevendesministrat e Mbrojtjes z.Starova dhe z.Spahiu dy zevendesshefat z.Gerveni dhe z.Lleshi gjeneralet drejtoret e drejtorive respektive si dhe atashete e akredituar ne Tirane. Ne deklarimin permbledhes te ketij aktiviteti per median ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha

Ne vleresojme si Ministri e Mbrojtjes qe ishte nje sukses i perbashket i biznesit shqiptar midis biznesit dhe kompanive te huaja qe punojne ne fushen ushtarake dhe te Ministrise se Mbrojtjes. Une dua te falenderoj ne menyre te posacme zotin Muhametaj dhe kompanine e tij qe i dha mundesi Ministrise se Mbrojtjes te komunikoje me nje rreth te gjere perfaqesuesish te industrive ushtarake dhe njekohesisht ti prezantoje ata me kapacitetet tona ne fushen e prodhimit ne fushen e demontimit dhe te modernizimit te ushtrise shqiptare. Ky eshte nje dialog i cili sapo ka filluar midis kesaj ministrie dhe industrive por te jeni te sigurt qe ashtu si per cdo ushtri dhe per cdo Force te Armatosur te vendeve te NATO-s edhe Forcat tona te Armatosura do te shkojne ne nje proces te ripajisjes dhe modernizmit te tyre proces qe nuk mund te behet vecse permes nje bashkepunimi te qarte te ngushte dhe transparent me industrine ushtarake. Une ne menyre te posacme ju falenderoj per mbeshtetjen dhe suportin qe na keni dhene gjithashtu edhe per mundesine qe publiku shqiptar te shohe disa nga eksponatet e vjetra te ushtrise sone. Vete interesimi qe ka pasur qofte nga pjesemarresit ne kete panair por edhe nga publiku shqiptar tregon qe padyshim qe ky panair ishte nje sukses. Ne jemi te lumtur qe me ne fund edhe Shqiperia arrin ne nje bashkepunim midis biznesit vendas dhe Ministrise se Mbrojtjes te realizoje te parin panair ne fushen e Mbrojtjes dhe te Sigurise.

Me pas presidenti i shoqerise Klik Ekspo Group Luan Muhametaj tha se dua te shpreh falenderimin me te madh per Ministrine e Mbrojtjes ministrin z.Arben Imami ne vecanti stafin e Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura si dhe Ministrine e Brendshme. Eumlshte nje kenaqesi shume e madhe per te gjithe shoqerine Klik Ekspo Group qe per here te pare ne Shqiperi ia arriti te organizoje me shume sukses Ekspoziten e pare Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010.

Ne mbyllje ministri i Mbrojtjes Arben Imami u dorezoi Diploma Nderi kompanive e individeve qe paten nje prezantim me te suksesshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›