E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipoteka e Sarandes u lidh duart bankave per kredi

Prej muajit maj vertetimet nuk mund te perdoren per kolateral

Pothuaj te njembedhjete filialet e bankave private qe operojne ne qytetin e Sarandes prej disa muajsh nuk mund te japin kredi. Ato jane paralizuar nga zyra hipotekore e Sarandes. Prej muajit maj te ketij viti mesohet se ne kete zyre ka mberritur nje urdher nga institucioni epror ne Tirane. Urdhri percakton qarte se vertetimet hipotekore per troje e objekte te ngritura ne Sarande e Ksamil nga viti 1995 e ketej te jepen. Por ato te perfundojne me shprehjen e mases se kufizimit e cila mbyll hapesiren e perdorimit te ketyre pasurive si kolateral ne banka.

Ne kete menyre prej 6 muajsh vertetimet hipotekore jepen nga zyra e Sarandes duke i shoqeruar ato me mase kufizuese per te mos u perdorur dot si kolateral per marrje kredish ne banka. Me sa mesohet e gjithe kjo situate bllokuese eshte pasoja me e keqe e ushtrimit te nje inspektimi nga Kontrolli i Larte i Shtetit qe i ka lidhur duart hipotekes dhe bankave duke bere qe prej gjysme viti kredidhenia te bllokohet pasi garancia pronesore del me kete urdher e pavlefshme per bankat. Operatoret bankare kane gjashte muaj qe rrine me veshe ngritur se mos degjohet ndonje lajm per zbutjen e kesaj mase por po iken tetori dhe askush nuk kujtohet te rivleresoje kete mase si penguese te kreditimit qe me fjale te tjera eshte edhe penguese e zhvillimit dhe funksionimit te bankave ne Sarande.

Hipoteka

Ne Hipoteken e Sarandes pohojne faktin se bankave po u shkojne vertetimet hipotekore me mase kufizimi. Entela Abduli zevendesregjistruesja ne zyren e Hipotekes se Sarandes pohon per Shqip se vertetimet hipotekore jane te paperdorshme si kolateral per marrje kredish. Nga institucioni epror kemi urdher per te shoqeruar vertetimet tona hipotekore me masen kufizuese e cila behet pengese per tu perdorur si garanci kredimarrjeje ne banka u shpreh ajo. Abduli tha se ato duhet te rrine me mase kufizimi per sa kohe qe jane shitur nga nje institucion i cili nuk kishte te regjistruara keto troje. Ky eshte nje fakt qe pasqyrohet ne vertetimet tona hipotekore duke qene qe ne e kemi me mase kufizimi nga institucioni yne epror nga zyra qendrore e pasurive te paluajtshme ne Tirane shprehet numri dy i Hipotekes se Sarandes Entela Abduli. Me tej ajo sqaron se nese bankat nuk e marrin parasysh kete fakt dhe levrojne kredi bankare ky eshte problemi i tyre. Me tej ajo shton se Asnje vertetim hipotekor nuk eshte leshuar i paster ne kuptimin ku te mos poshteshenohet se eshte me masen e kufizimit dhe ne nuk mund ta shesim ose ta transportojme kete prone. E gjitha kjo do te thote se vertetimet hipotekore me mase kufizuese nuk mund te perdoren per transaksione bankare. Ne zyren e Hipotekes ne Sarande na sqarojne se nuk me kete mase nuk jane vetem pronat e dhena nga Bashkia e Sarandes por edhe te tjera per arsye nga me te ndryshmet.

Sipas kesaj zyre per sa kohe pronat kane kete damke ne regjistrat hipotekore kete pasqyrojne edhe vertetimet e dala nga kjo zyre. Nderkaq mesohet se Bashkia e Sarandes vazhdon mbrojtjen e qytetareve te cileve u jane vene ne dyshim trojet e tyre per shkak te vendimeve gjyqesore qe njohin pronar ne to ish-pronarin Avni Delvina. Madje ne kahje krejt te kundert me hipoteken vjen edhe vendimi i javes se kaluar i KRT-se se Bashkise se Sarandes qe ka miratuar dhenien e lejeve te reja te ndertimit per qytetare per te ndertuar ne menyre te ligjshme ne troje qe hipoteka nuk i njeh si prone dhe vendos mase kufizuese si ajo qe behet pengese per marrjen e nje kredie.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›