BE te marten 175 trupat e armatosur ne kufirin greko-turk
175 forca te armatosura nga 25 vende anetare te Bashkimit Europian do te vendosen kete te marte ne kufirin turko-grek per nje mision qe do te zgjase 2 muaj ne nje perpjekje per te ndihmuar Athinen ne luften kunder emigracionit te paligjshem. Kjo levizje ka shkaktuar shqetesime nderkohe ne organizimin e Organizates se Kombeve te Bashkuara qe merret me refugjatet. Ne fakt ishte Greqia qe beri nje kerkese te tille te ciles iu pergjigjen thuajse te gjitha shtete e BE-se pervec Islandes dhe Britanise se Madhe. Detyra e ketij grupi do te jete mbikeqyrja 24-oreshe se bashku me koleget greke e kufirit tokesor te Greqise me Turqine qe eshte nje rrip prej 120 kilometrash dhe aktualisht zona ku me se shumti kalojne ne menyre te paligjshme emigrantet nga Turqia. Pjesa me e madhe e tyre nuk ndalojne ne Greqi por perpiqen qe permes saj te shkojne ne vende te tjera te Bashkimit Europian. Parullat e Bashkimit Europian lejohen qe te mbajne arme zjarri dhe madje ti vene ato ne perdorim nese do te kene lejen e autoriteteve greke dhe te vendeve te tyre perkatese. Pjesetaret e kesaj skuadre do te trajtohen si te gjithe ushtaraket greke. Vendet kontribuuese kane vene ne dispozicion te kesaj force edhe pajisje te ndryshme si dhe nje helikopter nga Rumania 9 autobuse nga Austria Bullgaria Hungaria dhe Rumania. Organi i OKB-se qe merret me ceshtjen e refugjateve ka shprehur shume shqetesim ne lidhje me kete force te re qe do te vendoset ne kufi dhe do te kete nje kontakt te drejtperdrejte me emigrantet disa prej te cileve mund te permbushin kushtet per te krijuar azil politik. Ne nje deklarate kjo organizate ben te ditur se eshte e drejte mbrojtja e kufijve por nuk duhet te demtohen te drejtat e njerezve per te kerkuar azil politik. Edhe nje komisionere e BE-se ka deklaruar se eshte shume e nevojshme qe ne kete rast te garantohen te gjitha te drejtat themelore te atyre qe kane nevoje per mbrojtje dhe perkrahje. Greqia eshte bere tashme porta kryesore e emigranteve qe vijne nga Turqia por qe nuk jane domosdoshmerish turq. Pjesa me e madhe e tyre vijne nga Afganistani.