E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Imami, në takimin zyrtar Maqedoni-Shqipëri, pa flamurin shqiptar në tryezë (VIDEO)

Share

Takimi zyrtar mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, i zhvilluar një ditë më parë (20 janar 2012) në Shkup, mund të quhet një skandal i vërtetë diplomatik mes dy vendeve. Ashtu siç tregojnë edhe këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga LajmeShqip.com, në tryezën e takimit dhe në zyrën e shefit të diplomacisë maqedonase, mungon simboli kombëtar shqiptar, flamuri kuqezi, i cili si çdo takim protokollar mes dy delegacionesh duhet të jetë i pranishëm gjatë bisedimeve mes delegacioneve.

Jo vetëm kaq. Zyra e ministrit Poposki është e pajisur më së miri me flamurin e madh të Maqedonisë dhe atë të Bashkimit Europian, por vetëm kaq. Asnjë gjurmë e simbolit shqiptarë,  flamurit kuqezi, i cili nuk është vështirë të gjendet në Maqedoni,  vend në të cilin ky simbol përfaqëson gjysmën e mos më tepër të popullisë së shtetit të Maqedonisë. Veç kësaj, edhe vetë takimi zyrtar është zhvilluar në kushte thuajse poshtëruese për delegacionin shqiptarë me në krye ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, i cili pasi e ka pritur në këmbë shefin e diplomacisë maqedonase për disa minuta (ndërsa duhet të ishte e kundërta)  është rreshtuar në tryezën e bisedimeve njësoj sikur të ishte një vartës i shefit të diplomacisë maqedonase Nikola Poposki, i cili siç shfaqet në këto pamje, është ulur në krye të tavolinës dhe jo përballë delegacionit shqiptar, siç ndodh zakonisht në takimet zyrtare shtetërore të nivelit të lartë. Ironia e gjithë këtij skandali shtohet edhe më tepër kur mendon se ministri i Mbrojtes Arben Imami, ndodhej në Shkup për të garantuar mbështetjen e Tiranës zyrtare për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, proces i cili mbahet peng nga vendi fqinj, Greqia.

LajmeShqip.com do të kërkojë shpjegime nga autoritetet përkatëse për këtë skandal diplomatik, ashtu siç bëri në rastin e flamurit shqiptar më simbole komuniste që u përdor në një takim të nivelit të lartë parlamentar Shqipëri-BE.

Takimi Imami-Besimi me flamujtë e të dy vendeve
Në të njëjtën ditë, ministri Arben Imami është takuar edhe me homologun e tij në qeverinë e Maqedonisë, Fatmir Besimi, dhe siç tregon foto, në këtë takim ministri shqiptar i Maqedonisë e respekton pikë për pikë protokollin zyrtar ku në tryezën e vogël shihen mjaft qartë dy flamunj të vegjël, ai kuqezi dhe ai maqedonas.

Skandali i radhës që pason një seri skandalesh
Duket se zyrtarët shqiptarë kanë një mardhënie mjaft të ftohtë me flamurin kombëtar kuqezi pasi akoma pa kaluar jehona e skandalit që krijoi publikimi i videos ekskluzive nga LajmeShqip.com për flamurin shqiptar me yllin komunist në zemër të BE-së në Bruksel, tashmë me keqardhje jemi të detyruar të sjellim një tjetër skandal ku sërish flamuri ynë kombëtar injorohet si simbol.

Rasti konkret është edhe më i rëndë pasi konteksti nacionalist është i pashmangshëm kur bëhet fjalë për një vend fqinj si Maqedonia, i cili më shumë se njëherë i ka shfaqur qëndrimet e veta anti-shqiptare si në politikë, në kulturë e deri në sport.

Dikur Maqedonia ia vendosi kufirin tek thana, në këtë rast në pikën kufitare të Qafë-Thanës, kur i detyroi shqiptarët të aplikonin për vizë për tu futur në territorin maqedonas, ndërsa nga ana tjetër qeveria shqiptare nuk aplikonte standardin e dyerve të hapura për qytetarët e Maqedonisë.

Më pas ishte rradha e enciklopedisë së Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, e cila nuk hezitoi aspak të cilësonte shqiptarët si barbarë që vinin nga malet.

Pas kësaj ishte rradha e Majmunëve të Maqedonisë (nuk është ofendim, por emri i tifozave ultras të kombëtares së futbollit të Maqedonisë), të cilët në miqësoren Maqedoni-Shqipëri lëshuan thirrje anti-shqiptare në stadium.

Së fundi edhe injorimi i simbolit zyrtar si flamuri, në një takim zyrtarë të nivelit të lartë kundrejt një vendi që është anëtar i NATO-s dhe kishte shkuar aty për ti treguar mbështetjen e saj një vendi, i cili mbahet peng nga fqinji jonë i përbashkët Greqia, për shkak të emrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›