E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti, letër Ina Ramës: Hetoni kërcënimet me vdekje ndaj meje!

Share

Ish Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, në një letër jo publike drejtuar kryeprokurores Ina Rama, i ka kërkuar kësaj të fundit të hetojë disa kërcënime me vdekje, që kanë shkuar në adresë të tij pas zhvillimeve të fundit. Reagimi i zotit Prifti duket se ka shqetësuar Rilindjen Demokratike, organ zyrtar i PD-së, e cila ka nisur një fushatë të rrezikshme sulmesh ndaj tij dhe kryeprokurores Rama. Në një reagim për shtypin, Prifti thotë se: më vjen shumë keq për një shkrim të pavërtetë dhe abuziv të gazetës Rilindja Demokratike botuar sot. Kjo gazetë ka shpifur dhe mashtruar për çdo gjë që ka shkruar, nga fillimi ne fund. Unë i kam shkruar Prokurores së Përgjithshme një letër tepër sekrete, për disa shqetësime personale lidhur me sigurinë time, për të cilën kërkova të hetohet. Kam marre telefonata dhe sms për dënim me vdekje dhe jam shumë i shqetësuar”.

Gazeta RD ka vazhduar dhe sot fushatën e saj në kuadrin e fushatës deningruse ndaj institucionit të Prokurorisë, Presidentit, si dhe ndaj Dritan Priftit. Ndërkohë, zoti Prifti është pa roje të sigurisë fizike dhe i rrethuar nga një mjedis armiqësor, i nxitur nga pushteti pas denoncimeve të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›