Ina Rama: PD nuk mund të më bëjë presion
Gazeta zyrtare e PD-së, Rilindja Demokratike, ka botuar një shkrim ditën e sotme, duke pohuar se Dritan Prifti i ka dërguar një letër kohë më parë kryeprokurores Rama, të cilën, sipas RD-së, Prifti e ka paguar miliona lekë. Në shkrim thuhej se letra vërteton bashkëpunimin e Priftit me PS-në, Topin dhe Ina Ramën, për të bërë puç shteti.
Pas këtij shkrimi ka reaguar edhe kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka lënë të kuptohet se PD nuk mund ti bëjë presion. Në fakt, prej dy ditësh mazhoranca ka ndërmarrë sërish një sulm të fuqishëm ndaj kryeprokurores, duke qenë se kjo e fundit pritet të lëshojë disa urdhra arresti, pas provave të ardhura nga FBI.
Në një nga mediat e shkruara, është botuar një shkrim, në datën 21.01.2012, mbi një letër që deputeti Dritan Prifti i drejton Prokurorit të Përgjithshëm, Znj. Ina Rama. Duke marrë shkas nga elementët denigrues dhe të pavërtetë që janë shprehur në këtë media, Prokuroria e P%