E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Isaraj: Edhe pse nuk më kandiduan, nuk largohem nga PS

TIRANË- Pas përjashtimit nga lista e kandidateve për deputet, Arben Isaraji ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook”, ku deklaron se pavarësisht mospërfshirjes në listë do të mbetet në Partinë Socialiste.

“Motivimi im politik dhe mirëkuptimi për miqtë e shokët. Miq dhe shokë, që ju mirëkuptoj sot për gjithcka, thoni dhe bëni, detyrohem t’ju them se: Lumturia politike është një zgjedhje; pranimi politik është një zgjedhje; inati politik është një zgjedhje; falja politike është një zgjedhje; zemërimi politik është një zgjedhje; dashuria politike është një zgjedhje; dhe vet jeta politike është një zgjedhje.
Për mua si dje, sot edhe nesër, koha ime, është zgjedhja ime - Partia Socialiste. Vec, në politikë si dhe në shoqëri, lumturia është si e vërteta; nuk mund ta kesh, duhet te jesh”, thekson Isaraj duke shtuar se “ Për mua lidhja e vetme mes lumturisë politike dhe ndërgjegjes politike është mirënjohja. Ju jam mirënjohës”.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kryesia e PS, Arben Isaraj: Rama mes Zogut e Enverit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›