E Diel, 1 Nëntor 2026

Borchard: Zgjidhni krizën politike sa më shpejt

Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borchard ka përsëritur mesazhin për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Këtë mesazh ai e ka dhënë në një eveniment shqiptaro - gjerman në qytetin e Durrësit me rastin e ceremonisë së 100 ditëve të para të veprimtarisë së një shoqërie shqiptaro-gjermane të përpunimit të mallrave dhe anijeve . Gjithashtu Borchard u shpreh se duhet t'i kushtohet më tepër rëndësi luftës kundër korrupsionit dhe rritjes së sigurisë ligjore, si kushte të domosdoshme për integrimin në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›