E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Malaj apel vlonjatëve të votojnë atë dhe jo listën klienteliste të Edi Ramës

12-05-2013 / Gazeta 55

Anëtari i kryesisë së PS: Çdo votë i duhet besuar socialistëve të vërtetë

Arben Malaj, kandidati i pavarur në Qarkun e Vlorës, i bën thirrje të gjithë votuesve vlonjatë të votojnë atë në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe jo listën klienteliste të kryetarit të Partisë Socialiste. Duke iu referuar të dhënave të sondazheve të portaleve on-line në Qarkun e Vlorës, ku z.Malaj është në epërsi të dukshme në krahasim me kandidatët e PS, Edi Rama dhe kollovari i tij, Koço Kokëdhima, anëtari i kryesisë së PS, disa herë ish ministër i qeverive socialiste, thotë se alternativa e tij është model bindës suksesi. Sipas tij, fitorja e një kandidati të pavarur në Vlorë, në bazë të votave të socialistëve atje, duhet të mbështetet tek avantazhet dhe platforma politike dhe jo tek dështimet e të tjerëve. “Do të doja të bëja një falenderim të veçantë drejtuar vlonjatëve dhe të gjithë shqiptarëve për mbështetjen e gjerë e të parezervuar të dhënë, që së fundmi po pasqyrohet edhe në sondazhet parazgjedhore të mediave online. Dua të bëj thirrje që çdo votë i duhet besuar socialistëve dhe jo klientelistëve. Duhet të votojmë socialistët e mirë me zemër dhe me mendje. Kjo është mënyra më e mirë për të bërë dallimin mes socialistëve dhe klientelistëve në mbarë Shqipërinë. Fitorja jonë duhet të mbështetet në avantazhet tona dhe jo në defektet e deshtimet e të tjereve. Ne duhet të bëjmë një fushatë pa mllefe, cmirë dhe përbaltje. Ftoj vlonjatët dhe mbarë shqiptarët për t’u përfshirë në një fushatë alternativash suksesi dhe përfaqësimi dinjitoz e modern. Nga këto zgjedhje duhet të fitojë Vlora dhe e gjithë Shqipëria”- tha Malaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›