E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Ristani: Braktisja e KQZ-së nga opozita, vepër penale

ristaniIsh-kreu i shumëdiskutuar i KQZ-së, Arben Ristani, shprehet se braktisja e KQZ-së nga anëtarët e propozuar nga ana e opozitës, është vepër penale.

Kjo gjendje është, në fakt, e patolerueshme, madje për mendimin tim, moskryerja e detyrës ligjore dhe kushtetuese nga kushdo që e bën këtë, përbën vepër penale. E rëndësishme është që njerëzit e kuptojnë se nga kush vjen bllokimi sepse autorët janë përsëritës të pandreqshëm. Ata kanë bllokuar çdo gjë që kanë pasur mundësi këto 8 vjet. Kanë bërë gjithçka për të penguar anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave, procesin e kandidimit në BE, deri edhe bërjen e rrugëve dhe hapjen e tuneleve që lidhin shqiptarët me njëri-tjetrin, kanë bërë të njëjtat veprime në çdo proces elektoral, por fatmirësisht nuk ia kanë dalë që Shqipëria të mos përparojë dhe të mos ketë procese zgjedhore të lira dhe të ndershme, kjo sepse demokracia është tren që nuk ndalet, ka thënë Ristani për revistën Klan.

Ristani kandidon si deputet për PD-në në Qarkun e Vlorës dhe shprehet se demokratët synojnë që minimumi të dalin barazim me opozitën për mandatet e fituara./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›