E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Arben Imami, 1 miliard lekë nga Ministria e Mbrojtjes për fushatën e PD-së

imai

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar një rast flagrant të përdorimit të mjeteve financiare nga ana e qeverisë për fushatën zgjedhore. Sipas tij, Arben Imami ka vënë në dispozicion të fushatës së PD-së 1 miliard lekë.

Të gjithë e kanë në vëmendje spotin politik të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sot u them shqiptarëve që ky spot ka kushtuar 1 miliard lekë të vjetra; vetëm për një muaj fushatë elektorale, vetëm për një muaj fushatë të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami.

Paratë kanë dalë të gjitha nga buxheti i shtetit, i Ministrisë, nga buxheti i Qendrës Kulturore të Ushtrisë në datë 21 maj dhe pastaj janë transferuar në llogari të tjera për të financuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike, të Qeverisë të Partisë Demokratike, thotë Braçe për TCH.

Fondi prej 1 miliard lekë duhet të shkonte për mediat, sipas vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes, por transaksionet tregojnë se gjysma e kësaj shifre nuk dihet se ku ka shkuar.

Pyetja shtrohet: Po gjysma tjetër ku ka shkuar? Paratë janë paguar të plota. Çfarë po financon gjysma tjetër e këtij 1 miliardi lekësh? Dyshim i madh është që po financon edhe njëherë tjetër veprimtaritë politike të PD-së në një skemë të pastër ryshfetesh brenda për brenda të administratës së shtetit dhe familjes politike dhe mediatike të Sali Berishës, ka thënë deputeti socialist./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›