E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Ristani largohet nga KQZ: Realizuam me sukses objektivin për zgjedhje të lira dhe transparente

29-09-2012 / Gazeta 55

Në mbyllje të kapitulit 5 vjeçar në drejtimin e KQZ, Arben Ristani bën bilancin e punës së këtij intitucioni, duke deklaruar se pavarësisht kritikave, ekipi i tij ia ka dale të realizojë zgjedhje të mira dhe transparente.
Duke mbajtur fjalën në një pritje për përfundimin e mandatit të 7 anëtarëve të institucionit administrues të zgjedhjeve, Arben Ristani tha se për mbajtjen me meritë të stafetës nga KQZ, e drejtuar prej tij, kanë merita përfaqësuesit e çdo partie politike. Ndërsa politika është nën ethet e ngritjes së KQZ së re, Ristani u shpreh optimist se formacioni i ri do ia dalë të organizojë zgjedhje që do të kurorëzohen me vlerësimin, zgjedhje me standard europiane.
Nga ekipi i vjetër i KQZ-së, pritet të rikonfirmohen përfaqësuesit e PD-së, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni. Për Dëshira Subashin, Pandeli Varfin, Klement Zgurin dhe Artan Lazen misoni në KQZ është përmbyllur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›