E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Ristani zv.minister i Brendshem

Ashtu sic kishte paralajmëruar pak ditë më parë në Parlament, kryeministri Berisha emëroi në postin e zv/Ministrit të Brendshëm, Arben Ristanin.

Z. Ristani u largua nga detyra e Kryetarit të KQZ, pas riformatimit të saj dhe pasi opozita nuk dha konsensusin për rikandidimin e tij, për shkak se e akuzon atë si një nga manipulatorët e proceseve zgjedhore në vend.

Kryeministri kishte deklaruar se Arben Ristani do të jetë në krahun tij në betejat e ardhshme politike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›