Arben Sefgjini, sot ne gjykate per te njohur masen
Gjykata e Krimeve te Renda kerkon kryetatimorin Arben Sefgjini per t'i komunikuar masen e sigurise "arrest shtepie" te vendosur nje jave me pare per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha ne vitin 1995, ne Tirane. Sot pritet qe ish-kreu i SHIK per kryeqytetin te paraqitet ne institucionin gjyqesor per te mesuar edhe detaje te provave, mbi te cilat eshte vendosur masa. Lajmin e bene te ditur zyrtare te Gjykates se Krimeve te Renda per gazeten "KJ". Por burime te prokurorise thane se ekziston edhe mundesia qe per Sefgjinin te jete vendosur nje mase paraqitjeje cdo tri dite per shpjegime e udhezime, pervec faktit qe te mos largohet nga Shqiperia dhe te mos dale nga banesa. Nderkohe qe pala mbrojtese, ashtu si edhe vete zyrtari, kane te drejte te kerkojne nje mase sigurie edhe me te bute sesa ajo e caktuar pak dite me pare. Aktualisht pritet qe masa paraprake te apelohet ne Shkallen e Dyte, qe mund t'i riktheje mundesine Sefgjinit qe te rikthehet ne zyren e tij per te ushtruar funksionin. Po sot pritet qe prokurori i ceshtjes, Xhevat Hana, ne ballafaqim me Sefgjinin, t'i shpjegoje gjykates arsyet perse i pandehuri i dosjes "Hoxha" duhet te qendroje ne "arrest shtepie". Kjo do te jete edhe perballja e dyte pas disa vitesh me gjykaten per drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve. Nderkohe qe ky i fundit duhet te argumentoje edhe pretendimet e tij perpara gjykates per te fituar nje mase me te bute. Vleresimi i mases se sigurise do te behet nga ana e gjyqtarit Fran Prendi dhe se bashku me Sefgjinin ne gjykate do te paraqitet edhe Avni Koldashi. Nderkohe qe per te pandehurin tjeter, Budjon Mece, gjykata do ta kryeje vleresimin e mases ne spital, ku gjendet i shtruar, kurse Ilir Kumbaro eshte shpallur ne kerkim nderkombetar. Kater te dyshuarit, ish-zyrtare te SHIK deri ne vitin 1997, akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane rrembyer me 21 tetor te vitit 1995 biznesmenin shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.
R.Caushaj
R.Caushaj