Jeta ne familje, grindjet cuan ne divorc
Njeriu qe dje, per dy ore mbajti nen tension policine, duke kercenuar me veteflijim nga maja e nje kulle, eshte i njohur per agjentet per nje ngjarje te vitit 1994. Burime te policise se Lacit thane dje, per gazeten "KJ" se Lefter Basha eshte ndaluar 13 vjet me pare per "armembajtje pa leje", pasi eshte kapur me nje pistolete. Por denoncimi ishte bere nga bashkeshortja e tij, e cila kishte deklaruar se burri e kercenonte dhe donte ta vriste. Pas kesaj ngjarjeje, Basha eshte lene i lire dhe mesohet se grindjet e tij ne familje kane vazhduar edhe me pas. Vetem kater vjet me pare, gruaja ka zgjedhur rrugen e divorcit dhe jeton ne nje shtepi tjeter, nderkohe qe 44-vjecari, sipas hetuesve, ka kaluar ne gjendje depresive qe diten e djeshme e coi ne tentativen e vetevrasjes, duke hedhur edhe pisten se akuzohej padrejtesisht per vrasjen e Remzi Hoxhes dhe se ishte perndjekur nga agjentet e SHIK.
Policia: Do pyesim edhe ish bashkeshorten
Te interesuar per te kaluaren e Lefter Bashes, agjentet kane zbuluar pervec precedentit dhe problemeve mendore, mosmarreveshjet me gruan e tij. Burime zyrtare te policise thane se Basha nuk ka qene ndonjehere i punesuar ne SHIK apo te kete pasur kontakte me agjente qe mund t'i kene bere presione. Po keshtu mohohet qe ai te jete i permendur ne dosjen e zhdukjes se Remzi Hoxhes. Te pyetur nese deklaratat e Bashes per gruan e tij se njihte Hoxhen dhe e kishte pritur ne banese, zyrtaret thane se kane kryer verifikime dhe presin te marrin ne pyetje 40-vjecaren. "Dyshojme se keto jane halucinacione te 44- vjecarit, nderkohe qe po hetojme kete rast dhe do te marrim ne pyetje edhe ish bashkeshorten e tij", thane hetuesit dje. Nderkohe qe Lefter Basha menjehere eshte derguar ne spital, ku ka marre ndihmen mjekesore dhe trajtohet ne masa te larta sigurie.