Gjata: Gati per organizim zgjedhjesh
Nese vendi do te kete zgjedhje te pjesshme ato do te zhvillohen me kodin e vjeter zgjedhor. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Clirim Gjata, tha dje pas dekretimit nga Presidenti te ndryshimeve Kushtetuese, se heqja e KQZ-se nga Kushtetuta nuk perben problem ne rast te zgjedhjeve te pjesshme. Sipas tij, ato zhvillohen normalisht ne baze te kodit, derisa politika ta permiresoje dhe te rregulloje dhe pozicionin e KQZ-se. "Nese do te kemi zgjedhje, Komisioni Zgjedhor i ka te gjitha potencialet ligjore per t'i organizuar. Nuk ka asnje pengese qofte ne ligj apo ne bazen materiale. Ne do funksionojme si gjithnje ne baze te dispozitave te Kodit Zgjedhor", tha Gjata. Sipas kryetarit, sistemi i ri zgjedhor, i percaktuar ne Kushtetute, eshte nje proces me i thjeshte per t'u organizuar nga Komisioni zgjedhor. "Nuk mendoj se jane me te nevojshme ato procedura te nderlikuara. Gjerat jane me te thjeshta dhe transparente dhe mbi te gjitha me lehtesisht te kontrollueshme", u shpreh kryetari, duke vleresuar keshtu sistemin e ri zgjedhor proporcional rajonal, qe u votua ne Kuvend me nje konsensus prej 115 votash. Sipas ndryshimeve ne Kushtetute, qe dy dite me pare u dekretuan nga kreu i shtetit, Bamir Topi, KQZ nuk eshte me organ kushtetues. Funksionimi i ketij institucioni percaktohet vetem ne Kodin Zgjedhor. Do te jene partite politike gjate reformes zgjedhore dhe permiresimit te kodit qe do te percaktojne pozicionin e KQZ, nese do te jete institucion i perkohshem apo i perhershem. R.R.